Deputeti Izet Mexhiti uron besimtarët islam: Festa të përcillet me vepra të mira

Deputeti dhe veprimtari e atdhetari Izet Mexhiti, ka uruar bashkë besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai ka shkruar se kjo festë duhet të përcillet jo vetëm me fjalë të mira, or edhe me vepra të mira, sepse, kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

Ja urimi i z. Izet Mexhiti:

Urime festa e Kurban Bajramit, uroj që kjo festë të jetë motiv për përforcimin e besimit tonë, forcimin e mendjeve dhe zemrave tona, dhe uroj që kjo festë, të përcillet jo vetëm urime të mira, por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.