Dera në Reçak që s’u thye asnjëherë nga këmbë e çetnikut serb

Sot 21 vjet, masakra e e Reçakut, zgjoi ndërgjegjen e botës, duke i thënë ndal shtetit serb, të cilët pamëshirshëm nuk kursyen as gra e fëmijë.

Pamjet e kësaj masakre, u shpërndanë gjithandej, pushtuan mediat botërore dhe i dhanë vulë ndërhyrjes së NATO-s.

Ndërsa, sot kur dhimbja e lotët për familjarët nuk kanë shterrur, kur memoriali i 45 viktimave, u nderua nga qindra qytaterë e politikanë, kthehmi pas në kohë, shkruan IndeksOnline.

Një nga fotografitë që bëri jehonë të madhe, ishte edhe ajo e një çetniku serb, i cili me këmbë thyen derën e një shtëpie në Reçak, për të vrarë e masakruar.Ndërsa, në të njëjtin vend, pikërisht më 15 janar, por në vitin 2017, është fotografuar e njëjta derë, e cila nuk ka ndryshuar, madje ka qëndruar e pathyeshme thuajse për dy dekada.