Derbi i javës në mes të Struga Trim Lumi dhe Shkupi do të thotë derbi mes Ard Kasamit dhe Sabit Bilallit!

Ekipi i Struga Trim Lumi zhvillon ndeshjen e radhes kete here kundrejte ekipit si moter Shkupi nga qyteti i Shkupit, ekipet Shqiptare pritet te zbresin ne stadiumin e qytetit te Struges kete te shtune ne nje ndeshje tejet interesante per sportdashesit e futbollit. Ekipi i Struges ne tri ndeshjet e para ka grumbulluar 6 pike ne tabelen e klasifikimit dhe e renditet e treta pas ekipit te Akademia Pandev dhe Renoves ndersa ekipi i Shkupit ka grumbulluar 4 pike dhe renditet e pesta ne tabelen e klasifikimit.

Ka qene nje start shume i mire i dy ekipeve Shqiptare qe garojne ne Republiken e Maqedonise se Veriut. Derbi i javes ne mes te Struga Trim Lumi dhe Shkupi i dy ekipeve Shqiptare do te thote derbi ne mes Ard Kasamit dhe Sabit Bilallit, dy djelmosha te moshes se re te cilet e presin me padurim kete ndeshje derbi te pare ne mes tyre. Simpatizantet e futbollit i njohin si dy te rrinje qe kane filluar hapat e pare te futbollit ne shkollen e futbollit KF Recica te Tetoves, me pas Ard Kasami kalon tek te rrinjte e Shkendijes i cili spikate me talentin e tij duke treguar rezultate te larta ku ne cdo kategori me skuadren e Shkendijes del Kampion sot ai eshte nje lojtar i rendesishem i skuadres se Struges, ndersa Sabit Bilalli njihet si futbollist i cili ka qene i angazhuar me te rrinjte e Renoves dhe me pas edhe ne Dinamo Zagreb te Kroacise, nje kohe ka luajtur ne gjermani, pastaj ne Shkendije te Tetoves, Gostivar dhe Makedonija Gjorgje Petrov. Redaksia e jone ka arritur te gjeje nje fotografi e cila shpjegon shume ne lidhje me miqesin e tyre…ata perpara dy viteve sterviteshin bashke per te ngritur formen e tyre ndersa te shtunen do jene kunder njeri tjetrit.

Ard Kasami dhe Sabit Bilalli dy mesfushor shume te talentuar, njeri nje mesfushor shkaterues per Struga Trim Lumi dhe tjetri nje mesfushor me tipare sulmuese per ekipin e Shkupit. Ndeshja ne mes Struga Trim Lumi dhe Shkupi zhvillohet te shtunen me fillim ne ora 16.30.