Derkovski: Zgjedhjet janë të qeta, me incidente të vogla sporadike, pa prishje të procesit zgjedhor

Jehona duke pasur parasysh të gjithë gjendjen është e kënaqshme, vlerësoi pasdite kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (DIK) Oliver Derkovski në konferencën për shtyp. Deri në orën 17 sipas të dhënave të KSHZ-së në votim kanë dalë 38,78 për qind. Janë përpunuar të dhënat e 3.459 vendvotimeve nga gjithsej 3.480 vendvotime.

“Pres deri në fund të ditës qytetarët ta realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe ta legjitimojnë pushtetin e ardhshëm dhe të gjithë procesin zgjedhor”, tha Derkovski në konferencë për shtyp.

Dita zgjedhore, siç theksoi, po kalon qetë, me incidente të vogla, sporadike.

“Zgjidhen në ‘nga’ të gjitha ato çështje që imponohen gjatë ditës dhe mendoj se mundemi të jemi të kënaqur në përgjithësi nga fotografia të cilën e kemi për këtë ditë zgjedhore”, tha Derkovski.

Deri te KSHZ-ja , siç theksoi, kanë mbërritur disa ankesa për prishje eventuale të procesit zgjedhor dhe disa ankesa në kuptim të shkeljes së të drejtës zgjedhore dhe të heshtjes zgjedhore, por, theksoi, kjo nuk është diçka e veçantë që mund ta prishë të gjithë procesin zgjedhor.

“Në orët e kaluara janë paraqitur artikuj të caktuara në media për incidente për shembull në Likovë dhe Manastir, ku pas kontrollimit dhe intervenimit janë tejkaluar problemet dhe votimi vazhdoi me intensitet të pakësuar. Një votues i cili e ka fotografuar fletëvotimin ishte sanksionuar nga ana e MPB-së. Gjithashtu një votuese nga Manastiri ka tentuar të nxjerrë nga vendvotimi një fletëvotim dhe ajo gjithashtu është sanksionuar. Incidente të këtilla të ngjashme, të cilat në bashkëpunim me MPB-në dhe këshillat zgjedhorë dhe komisionet komunale zgjedhore menjëherë tejkalohen”, tha Derkovski, në përgjgjen e pyetjes së gazetarëve.

Në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2016 kur jehona deri në orën 17 ka qenë 60,41 për qind, tani jehona është më e vogël për 21,63 për qind. Në krahasim me zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, tani jehona është për 0,59 për qind më e madhe deri në orën 17.

Njësia e Katërt Zgjedhore tani ka jehonë më të madhe prej 43,99 për qind, ndërsa Njësia e Gjashtë Zgjedhore edhe më tej mbetet me jehonë më të ulët prej 29,6 për qind.

Në NJësinë e Parë Zgjedhore kanë dalë 127.007 votues ose 41,07 për qind, në Njësinë e Dytë Zgjedhore 118.270 votues ose 36,98 për qind, në Njësinë e Tretë zgjedhore 122.182 votues ose 43,87 për qind dhe në Njësinë e Katërt Zgjedhore 43,99 për qind ose 124.276 votues. Në Njësinë e Pestë Zgjedhore në votim kanë dalë 120.184 votues ose 38,33 për qind, ndërsa në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore 91.678 votues ose 29,6 për qind.

Jehonë të madhe në Njësinë e Parë Zgjedhore kanë në Aerodrom, Karposh, Kisella Vodë dhe Qendër, ndërsa në Njësinë e Dytë në Butel, Gjorçe Petrov dhe Kumanovë.

Në Njësinë e Tretë Zgjedhore në disa komuna ka jehonë solide, si për shembull në Kriva Pallankë ku jehona është 58,7 për qind, pas çfarë vijojnë Berova, Llozova dhe Makedonska Kamenicë.

Në Njësinë e Katërt Zgjedhore jehonë të lartë ka në Dojran, Demir Kapi, Prilep dhe Strumicë, ndërsa në Njësinë e Pestë në Manastir, Kërçovë, Krushevë, Ohër, Strugë dhe Resnjë.

Në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore jehonë më të madhe ka në Tetovë në krahasim me Gostivarin, ndërsa nga komunat më të vogla jehonë më të madhe ka në Jegunoc.