Dëshmia shokuese e Boban Iliq, kërkohet rigjykim për rastin e Almirit

Mbrojtja e familjes Aliu nga Kumanova kërkon që Kallëzimi Penal ndaj Boban Iliq të përdoret si dëshmi për të vërtetuar vrasjen me paramendim të Almir Aliut në vitin 2016. Avokati Asmir Alispahiç thotë se Gjykata e Apelit tani e ka më të letë për të vërtetuar veprën e Iliq e cila u rikualifikua në vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Kumanovës. Nga ankesa para Apelit, Alispahiç pret që lënda të kthehet në rigjykim.