Deskoska: Nga të gjithë ne varet sa do të përdoren mjetet të cilat janë në dispozicion të Qeverisë

Vetë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të thotë ndryshim apo përkufizim automatik të të drejtave të njeriut apo mënyrës së jetës së qytetarëve. Por, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit mund të përkufizohen gjatë gjendjes së jashtëzakonshme nëse ka nevojë, sqaroi ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në konferencën për shtyp në Qeveri pas natës së parë të kaluar në gjendje të jashtëzakonshme.

“Megjithatë, përkufizim të lirive dhe të drejtave në asnjë rast nuk mund të jetë diskriminuese në bazë të gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, gjuhës besimit, kombësisë ose asaj sociale, pozitës pronësore apo shoqërore”, theksoi Deskoska.

Ndryshe, tha ajo, është mundësia të cilën Qeveria e ka marrë me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa kjo është të sjellë dispozita me fuqi ligjore.

“As dje, as sot, askush më nuk ka dilema se u krijuan rrethanat e nenit 125 të Kushtetutës për shpallje të jashtëzakonshme. Vendimi me të cilin u përcaktua gjendja e jashtëzakonshme ka vlefshmëri të paktën 30 ditë, që do të thotë se nëse gjendja qetësohet, ajo mund të ndërpritet, por gjithashtu, nëse vazhdon pandeMEDIAL – gjendja e jashtëzakonshme mund të vazhdohet”, sqaroi ministrja Deskoska.

Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, përkufizimi i lirive dhe të drejtave të njeriut nuk mund të adresohet në të drejtën e jetës, ndalimit i torturës, të përcaktimit ligjor të veprave penale dhe gjobat, si dhe të lirisë së bindjes, ndërgjegjes, mendimit, shprehjes publike të mendimit dhe besimit. Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme nuk duhet të ketë as trajtim jonjerëzor dhe degradues dhe ndëshkues.

Deskoska u bëri apel, të gjithë vullnetarisht dhe me ndërgjegje t’i respektojmë masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë, të mos ketë nevojë për vendosjen e përkufizimeve më të rrepta.

“Nga gjithë ne varet sa do të përdoren masat tl cilat janë në dispozicion të Qeverisë”, theksoi ministrja Deskoska.

Ajo ptencoi se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të thotë ndalesë për lëvizje, as orë policore, as mbyllje të dyqaneve apo diçka të ngjashme dhe sqaroi pse, ata si Qeveri kanë kërkuar gjendjes të jashtëzakonshme.

“Marrja e vendimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ishte e nevojshme para së gjithash për shkak të marrjes së mundësisë për efikasitet dhe rregullim të shpejtë të çështjeve të caktuara të cilat duhet të ndihmojnë më lehtë të tejkalohen, ndërsa kjo është përballje më efikase me pandeminë dhe dhe të mbrohet shëndeti publik i qytetarëve, dhe t’i ndihmohet jetës ekonomike në shtet, në ekonomi dhe bujqësi”, tha Deskoska.

Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria, në pajtim me nenin 126 të Kushtetutës, merr të drejtë të sjellë dekrete me fuqi ligjore. Këto janë akte me të cilat rregullohen çështje të cilat në gjendje normale janë në kompetencë të Kuvendit. .