Deskoska: Pas politikës i kthehem profesionit si profesoreshë

Ministrja e Drejtësisë me një dozë humori hodhi poshtë zërat se ajo do të largohet nga posti i ministres së Drejtësisë, për t’u kthyer përsëri në vendin e Ministrsë së Arsimit. Deskovska u tha gazetarëve se nëse ajo do të jetë pjesë e fshesës së kryeministrit, vendi i vetëm ku do të mund të kthehej është në Fakultetin Juridik, për të vazhduar profesionin e profesoreshës. “Nuk do të kthehem në Ministrinë e Arsimit. Unë nuk jam Nikolla Todorov që t’i shëtis të gjithë resoret. Rruga ime është ecja përpara, e jo kthimi pas. Vendi i vetëm ku ka mundësi të kthehem pas politikës, është fakulteti Juridik, e jo ministria e arsimit”, deklaroi Deskovska.