Digjen katër automjete për grumbullim të mbeturinave, ja në cilin qytet

Në një zjarr që shpërtheu sonte në oborrin endërmarrjes komunale “Ujësjellës” në Koçan u dëmtuan katër automjete për grumbullimin e mbeturinave dhe për qëllime të tjera, përcjell FLAKA.

Zjarri është hetuar nga punëtorët e shërbimit në ndërmarrjes pas së cilës ekipe të Njësitit Territoriale Kundër Zjarreve janë thirrur menjëherë dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe kontrollojnë atë brenda një periudhe të shkurtër. Megjithatë, sipas gjetjeve paraprake janë bërë dëme serioze dhe një automjet është djegur pothuajse plotësisht.

Hetim në vendngjarje bëhet nga një ekip i Ministrisë së Brendshme dhe një gjykatës i procedurës paraprake për të përcaktuar shkakun e zjarrit.