Dimitrov: Duhet të bëjmë reforma serioze para anëtarësimit në BE

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në një intervistë për AFP tha se mbështetësit e Marrëveshjes së Prespës janë në anën e vërtetë të historisë dhe se do të vijë koha kur edhe kritikuesit do të mbështesin marrëveshjen. Dimitrov thotë se edhe kritikuesit e Maqedonisë për ndryshimin e emrit, tha se një ditë do të binden për të kundërtën.

Ai thotë se nëse BE-ja nuk i fillon bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë, do të ketë rënie të kredibilitetit të të gjithë procesit. Dimitrov gjithashtu tha se Maqedonia duhet të zbatojë reforma serioze para se të anëtarësohet në BE, por shtoi se “e gjitha që dëshiron është anëtarësimi në BE”. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë ju bëri thirrje edhe shteteve tjera që ta ndjekin modelin e Marrëveshjes së Prespës, duke thënë se problemet diplomatike janë më të rëndësishme se ato arsimore dhe shëndetësore.