Dimitrov në Bukuresht: Po përmbyllim një epokë të tërë

Është çështje ditësh kur Maqedonia do të firmos protokollin paraqesësh me 29 vendet anëtare në selinë e NATO-s në Bruksel. Kështu ka deklaruar sot ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Ai në debatin “perspektivat nacionale në kuadër të kryesimit të Rumanisë me Këshillin Evropian”, tha se prioritetet e udhëheqjes së Rumanisë me BE-në janë plotësisht kompatibile me ambiciet dhe qëllimet strategjike të vendit.

“Ende nuk kemi datë të saktë, nuk e dimë saktë cilën ditë, por mund të presim të ndodhë javën e ardhshme. Pastaj menjëherë procesi përsëri kthehet në Parlamentin e Athinës dhe poashtu do të jetë çështje ditësh, me këtë i vendosim pikën një epoke të tërë. Me këtë përfundon kontesti, por hyjnë në fuqi Marrëveshja e Prespës dhe amendamentet e Kushtetutës, Dhe kjo krijon një shans të madh dhe hap rrugën, ndërsa në anën tjetër shumë obligime administrative në të cilën duhet të punojmë”.

E ambasadori i Rumanisë në Shkup, Viorell Stanila tha se vendi i tij do të vazhdojë të përkrahë Maqedoninë në rrugën drejt BE-së.

“Presim perspektiva pozitiva në pajtueshmëri me porositë e drejtuara nga Bukureshti zyrtar, të cilat janë shumë inkurajuese për vendin”, tha Viorell STANILA, Ambasador i Rumanisë.

Dimitrov nesër do të udhëtojë për në Bukuresht, ku do të merr pjesë në mbledhjen joformale të ministrave të vendeve anëtare të BE-së, në të cilën janë të ftuar edhe shtetet kandidate.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10161420767995451&set=pcb.10161420769415451&type=3&theater