Dimitrov: Përkrahje nga Berlini për rrugën drejt BE-së

Aktualitetet dhe hapat e ardhshëm në procesin e integrimit tonë të mëtejshëm në BE ishin temat e takimit që në kuadër të vizitës së punës në Berlin ka pasur ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në Zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel, me kryekëshilltarin për politikë të jashtme Jan Heker dhe zëvendës kryekëshilltarin për çështje evropiane Franc Nojeder.

Siç njoftoi MPJ-ja, nga ana e bashkëbiseduesve u përshëndet suksesi që Republika e Maqedonisë e ka arritur në pjesën e reformave dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në këtë pikëpamje, u konfirmua përkrahja e qartë për njohjen përkatëse të asaj që është bërë dhe hapjen e kapitullit vijues në rrugën drejt BE-së.

Si pjesë e vizitës, sot ministri Dimitrov, së bashku me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, vazhduan aktivitetet në Bundestag me një takim me anëtarin e CDU / CSU Johan Vadefull. Fokusi i bisedës, siç citohet, ishte mbi reformat e brendshme dhe rezultatet në drejtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi përmes Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës dhe hapat e ardhshme në procesin e integrimit evropian, si dhe roli dhe mbështetja e Bundestagut në këtë kontekst. Deputeti Vadefull e përshëndeti përparimin e arritur dhe e konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme për përparim të mëtejshëm në procesin e integrimit në BE, citohet në njoftimin për shtyp të MPJ-së.