Dimitrovi në 2020 pret datë për bisedime

Ky vit ka qenë i frytshëm për diplomacinë në vend vlerëson Ministri për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov. Po mbyllet anëtarësimi në NATO ndërsa vendi gjendet para dyerve të Bashkimit Evropian tha ai. Në janar pritet të merret vesh metodologjia e re pwr negociatat me BE-nw, ndërsa në fund të shkurtit të dilet me një raport të shkurtër të Komisionit Evropian. Për këtë edhe fokusi i Ministrisë së Jashtme në 2020-tën do të mbetet BE-ja, për të cilën Dimitrov tha se do të bëhen përpjekje për të marrë datë për nisje të bisedimeve ndërsa për këtë kërkoi edhe mbështetjen e deputetëve për ligjin për Prokurorinë Publike, i cili ndonëse nuk është kusht i shkruar për të marrë datë, sipas Dimitrovit, do ta përforcojë kandidaturën e Maqedonisë për integrim në BE.

“Do të vazhdojmë të bëjmë sa më të vështirë që të mos ketë datë, të mos thuhet jo. Do të na ndihmojë shumë nëse forcat politike që kanë deputetë në Kuvend, të gjejnë forca dhe vizion në interes të shtetit dhe qytetarëve, që të sillet ligji për Prokurorinë Publike që do ta përforcojë shumë kandidaturën tonë. E rëndësishme do të ishte që të ketë zbatim, të vazhdohet të punohet në proceset aktuale gjyqësore”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.