Sot ka ndodhur një rast “lëndim i lehtë” trupor, në Prishtinë mes bababit dhe djalit të tij.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se babai ka raportuar në stacionin policor se pas një mosmarrëveshje, ai është rrahur nga djali i tij, shkruan Reporteri.net.
Sipas njoftimit, përveç kanosjes i njëjti në shtëpi i kishte dëmtuar orenditë dhe kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme.
I dyshuari nuk është hasur në shtëpi nga policia dhe nuk dihet vendndodhja e tij, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.