Djallëzia e lojës politike SDSM- VMRO me shqiptarët!

Në garën për zgjedhjet parlamentare të 12 prillit, partitë sllavo-maqedone si SDSM-ja dhe VMRO-ja, po i joshin partiçkat tona se cila nga ato do të fitoj në kampin shqiptar do të ketë privilegjin të marrë pjesë në qeverinë e koalicionit si dhe në ndarjen e kockave pas ”dasmës qeveritare” për shërbetorët e oborrit.

Me këtë rast secila parti shqiptare rreh gjoks se do t’i fitojë zgjedhjet dhe do ta mposht kundërshtarin duke parashikuar dhe vendet e fituara në këto zgjedhje.

Vajtja me sistemin e vjetër zgjedhor paraqet problem për votuesit shqiptar, ku brenda gjashtë zonave ka ndryshime dhe rritje të numrit të votuesve më shumë se 5% të lejueshëm sipas kodit zgjedhor.
Është jashtë çdo logjike të besosh se sipas regjistrimit të popullsisë të manipuluar nga pushteti në këtë republikë në vitin 2002, shqiptarët përbëjnë 25% të popullatës dhe përafërsisht marrin afro 25 deputetë në çdo garë zgjedhjesh parlamentare, paralelizëm ky që përkon me përqindjen e popullsisë shqiptare në vend.

Përqindja e manipuluar me numrin e popullsisë dhe analogjia me numrin 25 të përqindjes me numrin e deputetëve është goditja e rëndë që kanë pësuar shqiptarët nga ky pushtet i apartheidit modern në ballkan.

Për këtë padrejtësi dhe sistem zgjedhor ku përmes mekanizmit të levës së Arkimedit të quajtur KQZ, kontrollohen dhe përcaktohet numri i deputetëve shqiptarë në të gjitha ciklet zgjedhore. Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në këtë institucion të kontrollit dhe menaxhimit të votës së qytetarit ka rolin e vëzhguesit dhe të dekorit në mozaikun e përfaqësimit të partive politike në KQZ.

Si ka mundësi që kampi sllavo-maqedon në çdo cikël të zgjedhjeve parlamentare merr afro 95 vende dhe shqiptarët marrin afro 25 vende në parlament nga gjithsejt 120 vende?
Po ta llogaritësh me matematikë i bie se ata qënkëshin shumica dërrmuese e popullsisë në vend me 75% të popullsisë, (përfshi këtu dhe pakicat që nuk përbëjnë më shumë se 10% së bashku në përbërjen e përgjithshme të ”dërzhavës” së MV) duke dhënë të kuptohet se shqiptarët nuk përbëkan më shumë se 25% të popullsisë në trojet e tyre!

Kjo strategji e manipulimit të votës shqiptare me numrin e popullësisë nuk është përkon me realitetin sepse shqiptarët nuk janë 25% por më shumë dhe loja me 25 vende të fituara në parlament nuk i përgjigjet realitetit.
Le ta shohim zonën nr.5 në të cilën shqiptarët nuk arrijnë të marrin më shumë se 5 deputet nga 20 gjithsej ndërsa kampi sllavo-maqedon i fiton minimum 15 deputet!

Ja ku qëndron hilja e madhe këtu me manipulim shifrash të votuesve shqiptar në të cilën Struga, Kërçova, dhe Dibra me një shumicë shqiptare dhe me ato pakica si në Manastir, Prespë dhe Ohër e që përbëjnë afro 100 mijë shqiptarë marrin vetëm 4-5 deputetë!

Partive tona politike ky krim elektoral i parashikuar nuk i pengon, ato shohin të marrin një karrike deputeti dhe kjo u mjafton atyre t’i mbyllin sytë para farsës elektorale dhe manipulimit të saj nga pushtetarët sllavo-maqedon.

Nga ana tjetër, premtimet elektorale të subjekteve politike shqiptare nuk kanë të ndalur ku secili subjekt deklaron se do marrë aq e kaq vende në parlament dhe se me fitoren e tyre do të bëhet mirë për shqiptarët.

Një gjë u ka shkuar huq pa treguar në këtë prag të nisjes së fushatës elektorale, është zgjidhja i çështjes së statusit dhe barazisë së gjuhës shqipe me sllavishten.
Ato nuk thonë sesi do ta detyrojnë kampin sllavo-maqedon të ndryshojë kushtetutën për të cilën duhen 80 vota!
Le ta kenë të qartë shqiptarët dele dhe naivë bashkë me partiçkat tona politike se SDSM-ja dhe VMRO-ja, nuk kanë aspak gatishmëri për të hapur çështjen e ndryshimeve kushtetuese nga frika e humbjes së supremacisë së tyre mbi shqiptarët dhe qëndrimit shoven, për pasojë do të mundësohej ngritja e statusit të barabartë politik të shqiptarëve me sllavo-maqedonasit.

Këtë temë partiçkat tona nuk e zënë në gojë sepse janë të kapura dhe servile të pushtetit.
Thirrjet e fundit nga personalitete të shumta si dhe nga diaspora e përgjumur për bashkim të opozitës në këtë rast nuk do të zgjidhin çështjen shqiptare, por do të rrisnin vetëm numrin e deputetëve shqiptarë në parlament nga 20 në përafërsisht 25, të cilët do përbënin vetëm numra.

Kurse Zajko dhe Micko,
po vazhdojnë lojën e tyre duke luajtur me shqiptarët si topa tenisi në arenën e quajtur ”nxemje para fushatës elektorale”.

Medai Shaholli