Djaloshin nuk e pranojnë në punë me pantallona të shkurtra, kthehet me fustan!

Një njeri ishte dërguar në shtëpi pasi kishte veshur pantallona të shkurtër në punë në një temperaturë 30 gradë celcius Temperaturat në qytetin e Londrës ishin shumë të larta andaj Joey Barge një punëtor i qendrës së thirrjeve vendosi që të pajisej me një palë pantallonë të shkurtra komode. Duke e ditur kodin e veshjes në punë ai kishte dyshime se a do ta lejonin atë në punë të veshur në atë mënyrë. Në një postim në Twitter ai shkroi: “Nëse femrat mund të veshin funde/fustane në punë atëherë edhe unë mund të vesh pantallona të shkurtër”. Pas gjysmë ore e morri përgjigjen në postimin e tij të radhës ai shkroi: “Përgjigja: jo. Sapo u dërgova në shtëpi nga puna.
Ai kishte edhe prova se atë ditë temperaturat do të mbërrinin në 30 gradë në Londër. Joey ishte i tërbuar, në vend se të veshte një kostum të plotë, ai bëri diçka tjetër. Duke përdorur logjiken se femrat lejoheshin që të vishnin fustane në punë ai vendosi që ta bëjë atë edhe vetë, duke e huazuar një nga gardëroba e nënës së tij.