Doc. Dr. Festim Halili ligjëron në Universitetin e Krajovës në Rumani

Doc. Dr. Festim Halili po qëndron për vizitë në Universitetin e Krajovës të Rumanisë ku po mban disa ligjërata në këtë universitet.

Kjo vizitë në Universitetin e Krajovës të Rumanisë vjen pas disa vizitave që Halili ka realizuar më parë në disa universitete të ndryshme të botës si në Austri, Lituani e Hungari si dhe disa delegacioneve të profesorëve universitarë që ka pritur në Universitetin e Tetovës në sferën e teknologjisë informative ku drejtues i projekteve ka qenë pikërisht ai.