Doc. dr. Florin Besimi: Në fushatë, ne zgjodhëm të vërtetën, votoni për Kryeministrin e parë shqiptar!

Kandidati i BDI-së, për Parlamentin e RMV nga zona e 6-të zgjedhore, dr. Florin Besimi, fushatën elektorale, e përmbyll mesazhin rreth ecurisë së fushatës, të vlerësuar shumë korrekte.

Ishte kjo një garë dhe fushatë korrekte! Të paktën ashtu thamë dhe e bëmë ne! Ne zgjodhëm të vërtetën, për të rrëfyer vizionin tonë, vizion ky që pasqyron sinqeritetin, përgjegjësinë dhe mbështetjen që gëzojmë dhe e kemi përpara popullit, ka cekur dr. Florin Besimi.

Ai ka ftuar qytetarët të dalin te vendvotimet, të votojnë, për vete dhe familjet e veta, për Kryeministrin e parë shqiptar, për numrin 9!