Dogana e Maqedonisë së Veriut, flet shqip me vulë

Sot, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, kanë parë për herë të parë, mbishkrimet në gjuhën shqipe të Doganës të Maqedonisë së Veriut.

Këtë e bëri të njohur, zëvendës drejtori i Doganës, Irfan Buçi i cili e vlerësoi këtë akt si obligim që rrjedh nga vullneti i qytetarëve.

Këtë vullnet të qytetarëve, z. Buçi ka konstatuar se vetëm duhet ta realizojmë.

Ai pas publikimit të vulës në dy gjuhë, në rrjetin social ka shkruar: “Obligimet tona rrjedhin nga vullneti i qytetarëve, ndërsa ne duhet vetëm t’i realizojmë!”