Dokumente konfidenciale në shtëpinë e Remenskit!?

Prokuroria themelore publike gjatë bastisjes në shtëpinë e deputetes së LSDM-së, Frosina Remenski e dyshuar në hetimin e zgjeruar në rastin “Reketi” ka gjetur dokumente të besueshme. Nga Prokuroria nuk tregojnë se për çfarë dokumentesh bëhet fjalë, por hedhin poshtë pohimet për lidhshmëri me rastin “Montra”. Paraprakisht, portali MKD.mk, publikoi se në shtëpinë e familjes Remenski janë gjetur dokumente të besueshme për rastet “Monstra” , “Lagja e trimave” dhe këmbim shkresash të ish krerëve të Drejtorisë së sigurisë dhe kundërzbulimit në MPB. Prokuroria i hodhi poshtë këto informata.

Prokuroria themelore publike

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e personit të dyshuar janë gjetur dokumente dhe për to janë informuar institucionet prej ku rrjedhin dokumentet dhe që janë kompetentë për procedurë të mëtutjeshme”

Nga shtëpia e deputetes gjithashtu janë konfiskuar edhe dy telefona celularë dhe të njëjtit janë dhënë për ekspertizë.

Deputetja Remenski konfirmoi se është kryer bastisje në shtëpinë e saj, por mohon se dokumentet e gjetura janë të bashkëshortit të saj siç shkruante portali, por ajo pohon se janë të saja.

Përmendjen e emrit të bashkëshortit tim Jovçe Remenski në kontekst të lajmit të publikuar, si deri më tani e konsideroj si përpjekje skajshmërish qëllimkeqe dhe tendencioze, nëse merret parasysh fakti se, dokumente që nuk është guxuar të merren në bastisje të paligjshme janë marrë nga unë- Frosina Remenski, e jo nga bashkëshorti im, dhe të njëjtat as nuk janë lëndë e ndonjë vepre penale, e as që dalin nga ndonjë vepër penale”, shkruan Remenski në profilin e saj në Facebook, dhe e cila shton më pas se posedon edhe certifikatë sigurie “Sekret shtetëror”- tha Frosina Remenski, deputete e LSDM-së.

Ajo thekson se si anëtare e Komisionit të Kuvendit për mbikëqyrje ka pasur qasje në dokumente të besueshme dhe se ka iniciuar disa padi penale për keqpërdorim të shërbimeve, por deri tani për ta nuk ka epilog. Remenski thotë se bastisja në shtëpinë e saj ka qenë e paligjshme për çka ka dorëzuar parashtresë.

Remenskit e cila është përfshirë në hetimin e zgjeruar për rastin “Reket” i është marrë pasaporta dhe njëherë në javë duhet të paraqitet në gjykatë. Ajo dyshohet se si funksionare e LSDM-së e ka përdorur autoritetin e saj që në takime bashkë me Boki 13 të dëmtuarit të krijojnë përshtypje se pas projekteve të ofruara qëndron pushteti ekzekutiv.