Donacion nga SHBA për gjyqësorin për ballafaqim me Kovid-19

Ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërns sot në Prokurorin Publike të Republikës së Maqedonisë të Veriut e dorëzoi donacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes Byros për luftë ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe zbatimin e ligjeve (INL) në vlerë prej 35.000 dollarë amerikanë si mbështetje për parandalimin e përhapjes së Kovid-19.

“Ky është një moment jashtëzakonisht i vështirë dhe është vërtet mbresëlënëse sesi institucionet gjyqësore këtu në Maqedoninë e Veriut vazhduan të përmbushin detyrat e tyre profesionale madje edhe në këto kushte të pazakonta. Unë dua t’i përgëzojë për angazhimin e tyre për të mbrojtur jetën e të punësuarve dhe qytetarëve të tyre. Më vjen mirë që mund të ndihmojmë sot me këtë donacion”, tha ambasadorja Bërns.

Donacioni ka për qëllim, siç tha ta parandalojë përhapjen e koronavirusit, por edhe të sigurojë mbrojtje të të punësuarve dhe qytetarëve në këto institucione të rëndësishme.

“Këto janë periudha shumë të vështira, dhe gjyqësori ka luajtur një rol mbresëlënës në përmbushjen e detyrimeve të saj edhe në rrethana të tilla unike. Unë e di se Këshilli Gjyqësor kishte disa seanca telekonferenciale, dhe Gjykata Themelore në Kavadar mbajti një gjykim virtual, i pari në vend. Të gjithë ne është dashur të gjejmë mënyra të reja përmes teknologjisë digjitale ndërsa fokusi është në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, tha Bërns.

Mbështetja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, siç potencoi ambasadorja, është pjesë e strategjisë së tyre të shpëtohen jetët dhe të ulen efektet e ndikimit sekondar në vendet e përfshira nga koronavirusi.

Donacionin që e dorëzoi ambasadorja Bërns e pranoi u.d kryetar i Gjykatës Supreme Faik Arslani, prokurori publik shtetëror Lubomir Jolevski dhe drejtori i Drejtorisë për përmbarimin e sanksioneve Jovica Stojanovq.

“Ky donacion vjen në momentin e duhur kur kemi të gjithë nevojë të luftojmë kundër pandemisë të Kovid-19”, tha Arsllani.

Potencoi se donancioni është një dëshmi tjetër e mbështetjes së fortë të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet e përgjithshme të vendit dhe gjyqësorit në tërësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ballafaqimi me sfidat e paraqitura nga kriza globale shëndetësore, ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga KOVID-19, siç shtoi Joveski, është shumë më e lehtë kur e dimë se kemi ndihmë nga miq të vërtetë.

Në kuadër të këtij donacioni, gjykatat, Akademia për Gjykatës dhe Prokuror Publik, Këshilli i prokurorëve publik, burgjet dhe Drejtoria për përmbarimin e sanksioneve fituan mjete për pastrim dhe dezinfektim në sipërfaqe dhe gjele antibakteriale për dezinfektim dhe larjen e duarve.

Ambasada amerikane në Shkup ka ndarë gjithsej 6.360 paketave me gjysmë litër gjel antibakterial për dezinfektimin dhe larjen e duarve të thata, si dhe 400 produkte / tretës prej 10 litrash për pastrim dhe dezinfektim të sipërfaqeve, të blera nga prodhuesit vendas.