Dr. Florin Besimi, krenari e Tetovës dhe BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim,dega Tetovë, hapi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 15 Korrikut. Në prani të strukturave të degës, të aktivistëve e simpatizantëve, qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë nga lista zgjedhore e BDI-së, për zonën e 6-të, listë shumë cilësore e përfaqësimit në istitucionin më të lartë legjistlativ në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën kandidat është dhe dr. Florin Besimi.

Si drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. Florin Besimi, nga marrja e përgjegjësisë së menaxherit kryesor, është shquar si ekspert dhe profesionist i dalluar, duke fuqizuar mirëbesimin, kolegjialitetin dhe performancën e përgjithshme të spitalit.

Ai ka evituar parregullsitë, duke ngritur cilësinë e shërbimeve dhe duke i aftësuar shërbimet shëndetësore për të cilat më parë pacientët kanë shkuar në Shkup.

Ai në këtë listë zgjedhore, është përfaqësuesi tipik i intelektualit atdhetar, i arsimuar dhe aftësuar në nivelet më të larta, i armatosur me dijet më të avancuara profesionale mjekësore dhe humanist i mirënjohur në Tetovë dhe më gjerë, udhëhiqet me parimet e ndershmërisë, barazisë dhe përgjegjshmërisë.

Në këto zgjedhje, dr. Florin Besimi, prezanton tërë kapacitetin që BDI ka në bastionin e saj, në Tetovën shqiptare, Tetovën e rezistencës, rinisë studentore dhe traditës mikpritëse dhe avangarde në arsim, ekonomi dhe turizëm.

Si kandidat listën zgjedhore të BDI-së për Zonën e 6-të, Dr. Florin Besimi do të ngris edhe votën, edhe besimin e qytetarëve në përfaqësimin e denjë, të betejës politike në Kuvendin e Maqedonisë, ku interesi kombëtar, mbrohet vetëm nga kuadrat e dëshmuara, të përkushtuara dhe atdhetare, i tillë është Dr. Florin Besimi, krenari e BDI-së dhe Tetovës.