Dr. Florin Besimi me rininë: Rretho 9!

Dr. Florin Besimi, kandidat i BDI-së, në Njësinë zgjedhore 6, sot, aktivitetet elektorale i ka përqendruar te rinia, me ç’rast, nën aktivitetin e Forumit rinor të BDI-së, u bë edhe promovimi i dy kandidatëve të kësaj strukture, Fitore Ziberi dhe Endrin Kadriu.

Rinia është garancia dhe energjia e fitores, besimit në të tashmen dhe të ardhmen, deklaroi z. Besimi, në bashkëbisedim me të rinjtë gjatë takimeve të sotme. Ai po ashtu, ka diskutuar për rëndësinë e zgjedhjeve, daljen e rinisë në zgjedhje, sepse janë historike për Kryeministrin e parë shqiptar.

Gjatë ditës, në aktivitetin elektoral, ishte takim mirënjohës për një kontribut që sot i takon historisë, Dr. Florin Besimi së bashku me të rinjtë, ka vizituar edhe shtëpinë, ku u themelua Universiteti i Tetovës.

Pas vizitës së shtëpisë së Haxhi Bari Nuhija, dr. Florin Besimi ka shkruar se 26 vite më parë me shumë sakrificë dhe atdhedashuri, u themelua Universiteti i Tetovës, tempulli ynë i shenjtë i dijes dhe shkencës.

Dr. Florin Besimi i ka falënderuar të gjithë për sakrificën dhe punën e tyre, me të cilën u ndërtua Universiteti Tetovës, të cilën e quajti ai “fortesë e diturisë”.