Dr. Florin Besimi: Programi ynë ekonomik është i pakrahasueshëm me të tjerët

Kandidati i BDI-së, për Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Dr. Florin Besimi, sot ka vijuar me vizitën tek disa nga kompanitë më të suksesshme private, të cilat janë nxitës dhe promotorë të zhvillimit ekonomik si në Tetovë ashtu edhe në të gjithë vendin.

“Stimulim të investimeve private, internacionalizim të biznesit, promovim të novacionit dhe teknologjive të reja, përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, lehtësim të qasjes në financa si dhe burime të kreditimit të volitshëm si dhe edukim dhe trajnim të kapitalit njerëzor dhe resurseve humane”, janë disa nga pikat e prezantuara nga platforma e BDI-së, në mandatin e ardhshëm katër vjeçar, ka cekur dr. Florin Besimi.

Vizitë në kompanitë Vezë Sharri, Renova, Mulliri Ballkan, Kokrra e Artë dhe Zbukurimi! Sot vizituam disa nga kompanitë më të suksesshme në Komunën e Tetovës, që njëherit janë nxitës dhe promotorë të zhvillimit ekonomik si në Tetovë ashtu edhe në të gjithë vendin. Ishte kënaqësi e veçantë që nga afër të shifen kapacitetet prodhuese, implementimi i praktikave moderne të menaxhimit, si dhe ngritja e aftësive konkurruese të biznesit nëpërmjet afarizmit, novacioneve dhe teknologjive të reja.

Në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, do të angazhohemi për stimulim të investimeve private, internacionalizim të biznesit, promovim të novacionit dhe teknologjive të reja, përkrahje të ndërmarjeve të vogla dhe të mesme, lehtësim të qasjes në financa si dhe burime të kreditimit të volitshëm si dhe edukim dhe trajnim të kapitalit njerëzor dhe resurseve humane.

#PërKryeministrineParëShqiptar #Rretho9