Drejtoresha e çerdheve, znj. Dauti: Edhe një gjeneratë përcjellim në bankat shkollore

Në shfaqjen e fundit të fëmijëve të çerdheve në qytetin e Tetovës, manifestim ky i organizuar nga drejtoria e çerdheve për fëmijë në këtë qytet, drejtoresha e këtij institucioni ka mbajtur një fjalim rasti ku znj. Ramije Dauti është shprehur se për ta është një ditë shumë e rëndësishme sepse përcjellin edhe një gjeneratë të re në bankat shkollore. ‘Ne jemi vendi ku fëmijët i mbledhim si zogjtë, i rrisim dhe sot i përcjellim për në bankat shkollore’, është shprehur kështu znj. Dauti.