Drejtori i Ansamblit nacional të këngëve dhe valleve popullore shqipe z.Shkodran Tolaj priti në takim drejtorin e Agjencisë për zbatim të gjuhëve z.Ylber Sela

Drejtori i Ansamblit nacional të këngëve dhe valleve popullore shqipe z.Shkodran Tolaj priti në takim drejtorin e Agjencisë për zbatim të gjuhëve z.Ylber Sela
Sot ambientet e drejtorisë së Ansamblit nacional të këngëve e valleve popullore shqipe i vizitoi drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës z.Ylber Sela i cili bashkë me drejtorin z.Shkodran Tolaj diskutuan mbi çështje prioritare të zbatimit të gjuhë shqipe në akte, vendime, shkresa dhe në nevojën e profesionalizimit të stafit administrativ në fushën e përkthimit dhe lekturimit për dokumentet zyrtare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Z.Tolaj ka njoftuar z.Sela se muajt e fundit janë bërë të gjitha përpjekjet që dokumentacionet të përkthehen në gjuhën shqipe dhe zbatimi i gjuhëve të jetë në nivel. Ata së bashku kanë vendosur tabelën e hyrjes në gjuhën shqipe, maqedone dhe angleze, tabelë kjo që i mungonte institucionit dhe parashihet në ligjin për zbatim të gjuhëve.

Kjo tabelë tashmë është vendosur në hyrjen e ndërtesës së ARM- së dhe Ministrisë së Arsimit, ku ansambli zhvillon veprimtarinë dhe punën. Drejtori Sela u prit nga artistët me pika përshëndetëse artistike duke shprehur konsideratë për angazhimin e tij në procesin e barabartësimit të gjuhës shqipe ndërkaq ai përgëzoi drejtorin Tolaj për punën e mrekullueshme që po bën në drejtim dhe avancim të ansamblit jo vetëm në aspektin artistik por edhe në atë institucional.