Drejtori i IN Ansambli i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV z.Shkodran Tolaj vizitoi IN Qendra përkujtimore “Nënë Tereza” në Shkup

Drejtori Shkodran Tolaj, vizitoi sot ambientet e shtëpisë muze”Nënë Tereza” në Shkup. Ai u prit nga drejtori Arjan Asllanaj me të cilin kanë biseduar rreth temave të ndjeshme të kulturës dhe trashëgimisë së shqiptarëve në Maqedoni.
Drejtori Asllanaj ka vlerësuar lartë punën që po bën Ansambli i këngëve dhe valleve popullore shqiptare që sipas tij ka krijuar për një kohë të shkurtër imazhin e një institucioni shumë serioz.
Z.Asllani u shpreh i nderuar me vizitën e drejtorit të ansamblit i cili është kalibër i lartë i prezantimit të artit kombëtar kurse z.Tolaj shprehu gadishmëri që të japë kontribut në lartësimin e emrit të Nënës Terezë përmes projekteve konkrete në të ardhmen.