Drejtori i IN Ansambli i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV Shkodran Tolaj, ishte i ftuar për të hapur edicionin e tretë të festivalit folklorik për fëmijë “Brez pas brezi”

Drejtori i IN Ansambli i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV Shkodran Tolaj, ishte i ftuar për të hapur edicionin e tretë të festivalit folklorik për fëmijë “Brez pas brezi” që u mbajt mbrëmë në sheshin “Skenderbeu” me fillim në orën 17:00.
Në këtë festival drejtori Tolaj ishte i ftuar në cilësinë e drejtuesit të ansamblit, themeluesit të dy festivaleve të mëdha për fëmijë në rajon si dhe si artist i njohur i skenës mbarëkombëtare. Në fjalën e tij përshëndetëse theks të veçantë i dha rëndësisë së investimit në gjeneratën e re. Ja dhe fjala përshëndetëse e plotë mbajtur me këtë rast:
Të dashur spektatorë! Shumë të dashur fëmijë- artistë! Fort i nderuar drejtori i ansamblit “Ilirida” z. Rufki Loki!
I dashur drejtor i festivalit folklorik për fëmijë “Brez pas brezi” z. ilir Loku, vallëtarë i shkëlqyeshëm i trevave tona! Ftesën për pjesëmarrje në këtë festival e pranova me kënaqësi për disa arsye.
Si drejtor i dy festivaleve për fëmijë “Dita jonë” në Kërçovë dhe “Ardhmëria” në Deçan që i kam themeluar e drejtuar për 7 edicione me radhë jam bindur se investimi më i mirë dhe më i frytshëm është ai që bëhet tek fëmijët, tek gjenerata e re të cilëve u takon e ardhmja.
Si artist i skenave shqiptare, jam i bindur se në këtë shesh kemi obligim të japim kontributin tonë secili. Kemi amanetin e Skenderbeut dhe gjithë dëshmorëve që na bëjnë krenarë e na obligojnë të përcjellim brez pas brezi ndjenjën e pastër të atdhedashurisë.
Si drejtor i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV jam i bindur se fëmijët që sot do të performojnë në këtë skenë do të rriten artistikisht dhe një ditë do të jenë edhe pjesë e Ansamblit.
Ansambli “ilirida” dhe festivali “Brez pas brezi” falë punës plot përkushtim të z. Rufki dhe Ilir Loku po e rrit gjeneratën e re me dashurinë për vallen, traditën e veshjen autoktone. Duke qenë se ky festival po mbahet në një periudhë të vështirë të pandemisë që ka sjellur sfida në në jetë dhe në art do të kujtoj një thënie të vjetër ”fëmijët janë e vetmja forcë që na shtyn të ecim përpara edhe kur jemi të rrëzuar përtokë”
Duke iu dëshiruar sukses të gjithë pjesëmarrësve më bindjen se ky festival do të ketë jetëgjatësi dhe ansambli “Ilirida” do të jetë vatër e kulturës dhe kuadrove profesional kam kënaqësi të shpall të hapur edicionin e tretë të festivalit „Brez pas brezi“. Suksese të gjithëve!

Drejtori i IN Ansambli i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV Shkodran Tolaj, ishte i ftuar për të hapur…

Gepostet von Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në R.M.V am Donnerstag, 27. August 2020