Drejtori Sela vizitoi EVN-në, takim pune me kryetarin e Bordit të Drejtorëve, Stefan Peter

“Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, vizitoi EVN-në ku pati një takim pune me kryetarin e Bordit të Drejtorëve, Stefan Peter.

Me këtë rast, drejtori Sela e falënderoi për mundësinë e takimit të drejtpërdrejtë duke theksuar se EVN-ja është një shembull i shkëlqyer i afarizmit, si kompani me përgjegjësi shoqërore në një mjedis shumetnik dhe shumëgjuhësh, që mbështet dhe zbaton shumëgjuhësinë në aktivitetet dhe shërbimet që korporata ua ofron konsumatorëve të saj.

Nga ana tjetër, Stefan Peter e informoi drejtorin Sela për ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë në mënyrë të barabartë për të gjithë konsumatorët, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre etnike ose gjuhësore dhe se në këtë drejtim EVN-ja është një shembull edhe për të tjerët në një mjedis që i afirmon dhe respekton dallimet dhe vazhdimisht promovon proceset afariste në drejtim të ofrimit të cilësisë më të lartë të shërbimeve për konsumatorët e saj.” – zyra për informin, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës