Dua Lipa kërkon të ndihmohet Shqipëria dhe të prekurit nga tërmeti

Dua Lipa po vazhdon të bëjë thirrje që të ndihmohen të prekurit e tërmetit në Shqipëri.

Këngëtarja shqiptare ka bashkëpunuar “Bond” për të dizejnuar një linjë të bluzave.
Të ardhurat e shitjes do të dhurohen për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri dhe kjo ka bërë që Dua përsëri të promovoj këtë linjë veshjesh.

Në një postim që ka të radhës në Instagram, Dua shuhet e veshur me bluzën e krijuar nga “Bond” mbi të cilën shkruan emri i saj dhe “lutu për Shqipërinë”.
“Koleksioni i bluzave me bond.nyc në ndihmë të viktimave të tërmetit të Shqipërisë! 100% e të ardhurave u shkon viktimave dhe familjeve të të prekurve. Linku për të marrë tuajën është në bio!!! Ndihmoni në ruajtjen e një komuniteti. Me dashuri, Dua”, ka shkruar këngëtarja.