Duda Balje përsëri në Kuvend: Dedikim emocional për votuesit e saj

Duda Balje e cila edhe për një mandat ka marrë besimin e komunitetit të saj boshnjak që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës ka bërë një dedikim të veçantë për votuesit.

Balje u ka premtuar atyre se do të vazhdojë të jetë zëri i boshnjakëve në Kuvend.

‘’Të nderuar boshnjakë të komunës së Prizrenit – Zupa dhe Podgora Dragashit Pejës Istogut dhe Prishtinës.

Faleminderit për besimin tuaj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019.

Besimi juaj është një angazhim një nder dhe një motiv për të arritur qëllimet e zhvillimit afatgjatë që kemi filluar së bashku në të kaluarën dhe do t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen’, ka shkruar Balje në Facebook.