Duka: Dibrën e bëjmë ne vetë, në të mirë dhe në fatkeqësi

Pasi qyteti i Dibrës është ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi në Maqedoni ku nga total 9 persona, 7 janë nga Dibra dhe qeveria nuk ka marë ndonje masë konkrete për ta ndihmuar Dibrën, kryetari i Komunes së Dibrës, Hekuran Duka ka reaguar me një status në rrjetin social Facebook, shkruan InfoShqip.

Postimi i plotë:

“Aksion ….
falemnderit të gjithë atyre që bashkëpunojnë:
– Myftinia Diber
– Disa afaristeve të veprimtarive hotelerike,restorante, kafiçeve
– Berberëve, frizereve, salloneve të ondulimit
Vazhdojmë ….
Dibrën e bëjmë ne vetë, në të mirë dhe në fatkeqësi sëbashku jemi të fuqishëm!” – ka përfunduar statusin e tij Duka.

Gjatë ditës se sotshme Komuna e Dibrës bashkë me Qendrën për Shëndet Publik, Drejtorinë për Mbrotje dhe Shpëtim kanë spërkatur me dezinfektues ambiente publike dhe rrugët lokale. Gjithashtu, duhet theksuar fakti që me inciativën e kryetarit në Dibër gjithë pronarët e bareve, kafeve dhe restoranteve janë mbyllur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.