Dy ditë pasi i vdiq i biri, vdes edhe nëna e veteranit të UÇK-së

Në moshën 60 vjeçare, më 7 të këtij muaji, vdiq ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtari i madh i çështjes kombëtare, Xhavit Hoti, i cili ishte punonjës në Komunën e Klinës.

Veterani i UÇK-së, u varros dje në orën 15:00 në varrezat e lagjes “Hoti”, në Jashanicë të Klinës.

Por, dy ditë më pas, nga dhimbja e madhe për të birin, ka ndërruar jetë edhe nëna e Xhavitit, Qamile Hoti, përcjellë Indeksonline.

Ajo ka vdekur mbrëmë, ndërsa varrimi i saj do të bëhet sot në orën 15:00 pranë djalit të saj.