Dy mërgimtarë pësojnë keq në Zvicër, njëri nga Maqedonia, tjetri nga Kosova

Në autostradën A1 te vendi i quajtur Rothrist AG, të dielën ka ndodhur një akssident i tmerrshëm. Një shqiptar nga Kosova, 37 vjeçar, është përplasur me veturën e tij BMW X5 në ba rrierën e autostradës. Ai dhe shoqëruesi janë të lënduar.

Aksidentet me BMW javëve të fundit janë rritur. Tash ka ndodhur një tjetër pë rplasje e fortë. Në autostradën A1 ishte një kosovar 37 vjeçar, ai që u p ërplas me veturën e tij BMW X5 duke h.umbur kontrollin e veturës së tij dhe duke u vetaksidentuar në barrierë të autostradës, transmeton Telegrafi. Vozitësi i BMW-së ishte bashkë me një person nga Maqedonia, 27 vjeçar, dhe të dy ishin duke shkuar në drejtim të Zurichut, kur afër orës 08:30 erdhi deri te akssidenti. Kosovari humbi kontrollin e veturës duke u pë rplasur dy herë e më pas duke u ndalur në shiritin ndihmës. Policia e Kantonit të Aargaut ka konfirmuar se janë lë.nduar dy persona dhe se ata është dashur që me ambulancë të dërgohen në spital. Dëmet materiale janë të konsiderueshme si në autostradë ashtu edhe te vetura. Kosovarit i është marrë patentë shoferi, kurse ende nuk është e qartë se si ka ardhur deri te ky aksident. Tashmë kanë nisur hetimet nga policia e kantonit të Aargaut.