Dy vëllezër nga Gjilani vdesin nga tërmeti në Durrës (FOTO)

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen Abazi nga Gjilani, pas vdekjes së dy anëtarëve të kësaj familje gjatë tërmetit në Shqipëri, shkruan Gazeta Express.

Pacolli ka shkruar në Facebook se Shemsedin dhe Isa Abazi janë dy vëllezërit nga Gjilani që kanë vdekur në Shqipëri pas tërmetit që ndodhi në orët e para të mengjësit.

“Shemsedin dhe Isa Abazi, dy vëllezër nga Gjilani janë dy nga viktimat e sotme. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Abazi. Ne ndajmë dhimbjen tuaj!”, ka thënë Pacolli.