Dyshohet një muaj paraburgim për dy personat që e vranë dhe ia dogjën trupin një të riu në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka vendosur që t’i lë në paraburgim 30 ditë Trimor Lalinovcin dhe vëllain e tij për vrasjen e Shkodran Bytyqit, të cilin pasi Trimor Lalidrovci e kishte vrarë, me ndihmën e vëllait të- tij dyshohen se ia kishin djegur trupin.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht gjatë ditës së djeshme për këtë rast, ndërsa Trimori dhe Shkodrani mësohet se kishin qenë shok.

I gjithë konflikti mes tyre kishte ardhur për shkak të një borxhi që dyshohet të ketë qenë prej 40 mijë eurove. Pasi që Shkodran Bytyqi nuk ia kishte siguruar paratë për t’ia kthyer dyshohet se Lalinovci kishte qëlluar me armë zjarri pas koke.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Themelore të Ferizajt:

Ferizaj – 13 dhjetor 2019 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit T.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe të pandehurin D.L. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale vrasja e rendë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

I pandehuri T.L. dyshohet se më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë – Komuna Ferizaj, ka privuar nga jeta viktimën Sh. B., pas një mosmarrëveshje mes tyre e cila ka rrjedhur si rezultat i një borxhi që i dyshuari ia kishte viktimës, në shumë prej 40,000 euro dhe meqë i pandehuri nuk kishte arritur të siguronte këtë shumë të parave, afër një shkolle në fshatin Suriqnë dhe pas një grindje paraprake e qëllon me armë në kokë nga mbrapa tani të ndjerin Sh.B, duke e lënë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas thërret vëllain e tij – të dyshuarin D.L. dhe së bashku e marrin trupin e viktimës dhe e dërgojnë në fshatin Kishnapole, ku e hudhin në një përrockë ku më pas i pandehuri T.L. e spërkat trupin e pa jetë me benzinë dhe ia vë flakën.

Andaj Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri kërkesën e Prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktven. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.