E dhimbshme: Bie në bunarë, vdes 11 vjeçarja

Një vajzë e mitur ka vdekur pasi ka rënë në një bunar.

Rasti i rëndë ka ndodhur në qytetin e Ferizajt. Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Agim Gashi zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

“Rasti kë ndodhur më date 23 shkurt në ora 14:00 në qytetin e Ferizajt. Një vajzë e lindur më 2009 ka rëndë në pus. Menjëherë kanë intervenuar familjarët dhe e kanë nxjerrë, ku më pas e kanë dërguar në QKUK. Por fatkeqësisht nuk ka arritur t’i mbijetojë ballë lëndimeve dhe ka ndërru jetë mbrëmë në spital”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

Ai ka thënë se trupi i të miturës është dërguar për obduksion.