E jashtëzakonshme, ministri Bekteshi: 50% ulje e tarifave për regjistrimin e makinave me targa të huaja

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka dhënë lajmin e jashtëzakonshëm, do të ulen tarifat e regjistrimit të automjeteve me targa të huaja, lajm që lehtëson qytetarët për të pasur makinë.

Projektligji hyn në fuqi 20 ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare, pas miratimit nga Kuvendi, ka cekur ministri Bekteshi.

Ja postimi i plotë i ministrit Kreshnik Bekteshi:

📣 Automjetet me targa të huaja do të mund të regjistrohen me 50% tarifë të ulur.

✅ Të gjitha automjetet që kanë hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut që nga 1 tetori 2020 dhe që janë me targa të huaja do të mund të regjistrohen në vend brenda një viti me tarifë të ulur për 50% të vlerës së përcaktuar të të gjitha detyrimeve që paguhen gjatë importit nga organet kompetente shtetërore.

✅ Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot miratoi Projektligjin për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

✅ Projektligji hyn në fuqi 20 ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare, pas miratimit nga Kuvendi.

————————————————————————-