E pyesin pse nuk flet me Remzie Osmanin, Shyhretja befason me përgjigjen

Shyhrete Behluli është këngëtarja shumë e dashur për publikun.

Këngët e saj janë të gjitha hite dhe nuk mungojnë në asnjë festë familjare.

Shyhretja është shumë e përfolur edhe për jetën private e të cilën nuk heziton ta ekspozojë në rrjete sociale.

Së fundi ajo ka qenë e pranishme në një emision e në të cilin e pyesin se pse nuk flet me Remzie osmanin.

E Shyhretja thotë se nuk është e vërtetë që nuk flet me Remzie Osmanin, dhe se flet me të gjitha këngëtaret pavarësisht se me disa është më e afërt e me disa më e largët.