E shtuna do të jetë ditë pune për të punësuarit në …

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme vendosi që e shtuna, të jetë ditë pune për të punësuarit në institucionet shtetërore.

Në pajtim me vendimin, 14 dhjetori do të punohet për 2 janarin e vitit 2019të, i cili ishte shpallur ditë jopune në institucionet shtetërore.

Ky konkluzion nuk ka të bëjë me të punësuari në institucionet shëndetësore dhe arsimore. Konkluzioni rekomandon që të zbatohen edhe nga ana e njësive të vetëqeverisjes lokale, për të cilët 2 janari ishte ditë jopune, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas vendimit të Qeverisë më 14 dhjetori nga ana e sektorit publik do të zbatohet aksion për pastrimin e mjedisit jetësor Administrata pastron me Mos u bëj mbeturinë me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rrethinë më të pastër.

Për orarin dhe lokacionin e aksionit, të punësuarit në sektorin publik do të informohen plotësisht nga ana e personat udhëheqës të institucionit.