Vrasja e 29-vjeçares Anxhelina Petro në Korfuz nga babai i saj, shqiptari Aleko Petro, ishte një krim monstruoz që tronditi opinionin publik.
I ati e goditi vajzën 7 herë në kokë me një shufër hekuri dhe e varrosi në një pjesë të kopshtit të banesës së tij pak pasi kishin konsumuar së bashku një darkë, e me gjakftohtësi më pas i kërkonte ndihmë policisë për të gjetur fëmijën e tij.
Kjo vrasje vijon të diskutohet ende në mediat shqiptare dhe pas deklaratave tronditëse të nënës së Anxhelinës, e cila nuk e shihte të bijën që kur ajo kishte qenë 15 vjeçe, tashmë kanë folur edhe hallat e së ndjerës.
Për vrasjen që ndodhi më 2 jana, hallat e vajzës kanë thënë në emisionin “Me Zemër të Hapur” se nuk do t’ia falin kurrë vëllait të tyre, ndërsa kanë rrëfyer se Anxhelina Petro ishte përdhunuar në moshën 13-vjeçare kur jetonte me të ëmën.
Sipas tyre, që nga ajo kohë, vajza vendosi të shkëputet prej nënës dhe u largua drejt Korfuzit.
Vojsava Guri: Në vitin 2013 ndodhi dhe aksidenti që e përdhunuan, ka ardhur tek motra Anxhelina dhe i ka thënë halla nuk duroj dot më…
Sa vjeç ishte?
Vojsava Guri: Vajzën e përdhunuan kur ishte 13 vjeç. Në 2005 erdhi te ne.
Kush është përgjegjësi?
Vojsava Guri: Fillimisht nëna e saj e denoncoi personin, pastaj shkoi e tërhoqi denoncimin se kërkoi para. Vajza erdhi tek ne se nuk e donte më nënën këtë nuk ia falte. Ndaj u bashkua me të atin.
A keni qënë në dijeni për dhunë fizike të ushtruar nga babai?
Vojsava Guri: Asnjëherë.
Mediat greke thonë se vajza e ka denoncuar disa herë?
Vojsava Guri: Nuk dimë gjë, nuk na janë ankuar.