Edhe në orët e vona të natës vazhdon larja e rrugëve të Kërçovës

Vendosja e orës policore në gjithë vendin ka vënë në lëvizje tashmë edhe autoritetet komunale të cilët mundohen që të mirëmbajnë sa më mirë situatën nën kontrollë në komuna të ndryshme. Kështu, në komunën e Kërçovës deri më sot nuk kemi pasur asnjë rast të të infektuarve me virusin Korona, derisa kreu i kësaj komune Dehari gjatë gjithë kohës ka vënë në lëvizje resurset komunale në pastrimin, larjen dhe dezinfektimin e të gjithë rrugëve dhe hapësirave që gravitojnë në teritorin e komunës së Kërçovës. Edhe sonte në orët e vona të natës në rrjetet sociale shihet se si ndërmarja komunale me maqinerinë e saj po bën larjen e rrugëve të qytetit.