Edhe një i punësuar – instrumentist në shtëpinë tonë të madhe

Sot në zyrat e Ansambli Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare, drejtori z.Shkodran Tolaj nënshkroi kontratën e punës për instrumentistin e ri Shkëlqim Jahiu i cili do të plotësojë nevojën e madhe të orkestrës sonë për harmonikë – kuadër ky deficitar tek shqiptarët në RMV. Shkëlqim Jahiu është një instrumentist i ri dhe i talentuar i cili me rastin e marrjes së kontratës u shpreh tejet i lumtur që iu realizua qëllimi dhe ëndërra e tij që pas një viti të jetë pjesë e brendshme e stafit të një institucioni me peshë kulturore ku do të kontribojë me të gjitha kapacitetet dhe energjinë në arritjen e synimeve artistike që duhet të jetë prioriteti kryesor për secilin anëtar të trupës së ansamblit. Drejtori Tolaj me këtë rast i dorëzoi për punë edhe instrumentin e ri – harmonikën (që tashmë ansambli e ka në pronësi të veten) duke i dëshiruar suksese dhe arritje qëllimesh në rrugën e përbashkët!