“Edi Rama e vulos thënien e Konicës: Armiku i shqiptarit është vet shqiptari!”

Njohësi i çështjeve politike Agron Halitaj e ka komentuar “Mini Shengenin” që u mbajtë sot në Shqipëri ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.Përmes një shkrimi në facebook Halitaj ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama e vulos thënien e Faik Konicës se Armiku i shqiptarit është vet shqiptari!.
Edi Rama i di të gjitha ato që ne kosovarët me plotë pezm po përpiqemi t’ia tregojnë në lidhje me Serbinë. Por ai nuk flet e as nuk vepron pa paramendim e pa qëllim. I tillë çfarë është, ai vetëm e vulos thënien e Konicës, se: Armiku i shqiptarit është vet shqiptari!