Ejup Rustemi:Ndërpritet Leja për themelim dhe veprimtari të EUROSTANDARD BANKA SHA SHKUP

Arsyeja për konferencën e sotme për shtyp është Vendimi i BPRMV nr.15-20139/1 prej datës 12.08.2020, me të cilën ndërpritet Leja për themelim dhe veprimtari të EUROSTANDARD BANKA SHA SHKUP dhe si është e paralajmëruar hapje të procedures për falimentim.

Në cilësi të Drejtorit gjeneral dhe Kryetar të Këshillit Drejtues të SHA Posta e Maqedonisë së Veriut shpreh keqardhje për sjelljen e nje vendimi të ketillë jo të pëlqyeshëm nga ana e BPRMV, për arsyen se do të ketë pasoja negative edhe në punën rrjedhëse të Postës.

Prej sot, për shkak të mos punimit të BANKËS EUROSTANDARD në sportelet e Postës nuk mundemi t’i ofrojmë shërbimet financiare dhe shërbimet e qarkullimit pagesor për shumë qytetar dhe subjekte juridike, sikur në vijim:

pagesat e faturave për shërbime komunale
pagesat e faturave për energji elektrike
pagesat e pensioneve
pagesat e ndihmave sociale
shërbime të tjera në qarkullimin pagesor pa para të gatshme për deponent të BANKËS EUROSTANDARD.
Të gjitha këto shërbime Posta permes rrjetit të saj i ofron në emër të BANKËS EUROSTANDARD dhe për të njejtit tarifon tarifë të përcaktuar.

Si mundet të shihet edhe në Vendimin e BPRMV problemet në punën e BANKËS EUROSTANDARD janë si rezultat i ndërmarrjes të RIZIKUT TË MADH KREDITOR në portfolion e tyre kreditore dhe kjo në asnjë rast nuk ka të bëje me shërbimet që POSTA i ofron në sportelet e saja.

Të ardhurat e realizuara në gjashtë muajtë e pare të vitit 2020 nga këto shërbime të cilat sot POSTA nuk mundet t’I siguron janë 110 milion denarë dhe paraqesin 19,4% nga totali I te ardhurave të realizuara të POSTËS.

Në kushte të pandemisë këto parqesin të ardhura të rëndësishme për POSTËN,për shkak se kriza shëndetësore kontriboj të ketë rënie të madhe të të ardhurave prej shërbime postare, më së shumti prej atyre në komunikacionin postar ndërkombëtar.

Mbi 860 punonjës në POSTË tërësisht ose pjesërisht kryejnë deytrat e punës që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve të përmendura.

Të ardhurat e relizuara nga shërbimet e përmendura siguron rrogat për 560 të punësuar në POSTË.

Shprehi keqardhjen time për situatën e paraqitur deri te të gjithë qytetarët dhe kompanitë,shfytëzues të shërbimeve tona,me të cilët kishim bashkëpunim të shkëlqyeshëm në pjesën e pagesave të faturave të tyre.

POSTA është në komunikime intensive me Qeverinë e RMV si themelues I POSTËS, me BPRMV si regulator me qëllim të gjetjes të një zgjidhje të shpejtë dhe të pranueshme për të gjithë,por para së gjithash në interest ë qytetarëve dhe kompanive të cilët deri sot I kanë shfrytëzuar këto shërbime në sportelet e POSTËS.

Kjo do të ishte edhe në interes të POSTËS për mos humbjen e një pjese të rendësishme të ardhurave të saj.

Mbetet të shpresojmë se i gjithë procesi do të mbaron pa pasoja për krediotrët e Bankës.