Ekskluzive, emrat e katër kandidaturave të BDI-së për katër komuna

Në kuadër të përcaktimit të kandidatëve për kryetar të komunave, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka marrë vendim për emërimin e katër kandidaturave për katër komuna ku BDI pritet të korrë fitore.

BDI ka marrë vendim që për komunën Zhelinë, kandidat do të jetë Fatmir Izairi, kandidat i BDI-së për komunën Tearcë do të jetë Nuhi Neziri, kandidat në Bogovinë, kandidat i BDI-së do të jetë Besnik Emshiu, ndërsa në komunën Bërvenicë, kandidat i BDI-së është Arkin Jahiji.

BDI gjatë propozimit të kandidaturave ka parasysh meritokracinë, kompetencën dhe përkushtimin e kandidatëve për qytetarët ku pritet t’i fitojnë zgjedhjet.

Organizimi i fuqishëm politik i BDI-së në këto komuna, garanton për fitore të fuqishme ngase kandidatët janë në nivel të përgjegjësisë dhe pritet të marrin besimin e qytetarëve në saje të cilësive dhe kontributit të secilit veç e veç.

Partia lidere e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pritet të korrë fitore në shumicën absolute të komunave ku jetojnë shqiptarët, në saje të punës, përkushtimit dhe angazhimit për mirëqenien e qytetarëve, në veçanti shqiptarëve si përfaqësues të denjë e meritor për zbatimin e barazisë.