Eldin Ademi u zgjodh Kryetar i BDI në Jegunovcë

Në Kuvendin e sotëm zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve brendapartiake,  u zgjodh edhe Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Jegunovcë, z. Eldin Ademi, i biri i të ndjerit Abdilaqim Ademi, ish sekretar i përgjithshëm i BDIsë.

Kuvendarët e deleguar gjithashtu njëzëri zgjodhën edhe kryesinë e degës si dhe këshillin mbikqyrës të degës.

Punimet e Kuvendit Zgjedhor i ndoqi Kryetari i BDIsë z. Ali Ahmeti, bashkë me nënkryetarin Nevzat Bejta, Sadulla Duraku dhe Izet Mexhiti Sekretarin Organizativ, Artan Grubi si dhe ministra dhe deputetë të tjerë.