Elezi: 70 milion euro do të ndahen për 80 komuna për ndërtimin dhe riparimin e rrugëve dhe infrastrukturës tjetër rrugore!

Shtatëdhjetë milion euro do të ndahen për 80 komuna për ndërtimin dhe riparimin e rrugëve lokale si dhe infrastrukturës tjetër rrugore. Me këtë ndihmë të drejtpërdrejtë, qeveria do të mundësojë që të gjitha komunat të përfitojnë mundësinë për të marrë nga 500 mijë deri në 2 milion euro, në varësi të projektit me të cilin aplikojnë.

Çdo qindarkë e investuar në infrastrukturë kthehet katërfish në ekonomi, kështu thekson zëvendësministrja e financave Shiret Elezi duke shtuar se infrastruktura më e mirë nënkupton rritje në transport, tregëti, turizëm, por mbi të gjitha shërbime më të mira për qytetarët e vendit.

“Nëpërmjet Projektit të Përmirësimit të Shërbimeve Komunale të zbatuar nga Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës Botërore, ne ofrojmë dokumente projektimi për komunat për ndërtimin e 3 km rrugë lokale. Dokumentacioni i projektit është financuar nga një grant prej 1.1 milion euro përmes MSIP dhe ky grant do të sigurojë dokumentacionin e projektimit për 78 komuna, përkatësisht të gjitha komunat që kanë kërkuar atë. Deri më tani, dokumentacioni i projektimit është përgatitur për më shumë se gjysmën e komunave, pra për 45 komuna dhe deri në fund të muajit Mars të gjithë komunave do t’iu dorëzohen dokumentet e projektimit”, sqaron mes tjerave Elezi.

Secila qindarkë e investuar në infrastrukturë është kthyer në katërfish: promovohet transporti, tregtia, turizmi dhe në të njëjtën kohë sigurohen kushte më të mira jetese për qytetarët. Ky projekt do të sigurojë fonde për të përmirësuar infrastrukturën lokale në të gjithë vendin. Projekti është pjesë e Kornizës së Partneritetit të Bankës Botërore në periudhë 4 vjeçare, 420 milion euro që përfshinë investime në infrastrukturë, projekte të investimeve të kapitalit njerëzor, qëndrueshmëri fiskale dhe qëndrueshmëri të mjedisit, theksoi kështu zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.

Fondet sigurohen në kushte jashtëzakonisht të favorshme, me një periudhë shlyerjeje 15 vite dhe një periudhë mospagimi 5 vite si dhe një normë interesi prej 6 muaj EURIBOR është rritur për një shtrirje fikse, duke bërë që norma e interesit tani të jetë 0.15%. Marrëveshja me Bankën Botërore është nënshkruar në dhjetor 2019.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka krijuar tashmë një njësi për zbatimin e projektit, ku komunat mund të paraqesin projektet.