Elezi: Krahas mjeteve nga FMN, gjatë muajit Maj do kemi ndihmë dhe nga BB e BE-ja

Zëvendës ministrja e financave, Shiret Elezi konfirmon vendimin e FMN-së për t’i lëshuar Maqedonisë së Veriut vlerën financiare prej 176.5 milion euro, mjete këto të cilat do të përdoren nga shteti për t’u përballur me krizën e krijuar nga Pandemia e virusit Korona.

U aprovuan mjetet nge Fondi Monetar Ndërkombëtarë në vlerë orej 176.5 milion euro, mjetet janë siguruar përmes Instrumentit për financim të shpejtë nga IMF, me kamatë 1,05% dhe afat pagese prej 5 viteve.

Kjo vlerë financiare duhet të ndihmoj në zvogëlimin e pasojave negative që kaploi vendn tonë nga Pandemia e Kovid 19, kështu thekson zëvendës ministrja e financave, Shiret Elezi.

Elezi shton se krahas mjeteve financiare nga FMN, do ketë edhe ndihmë tjetër nga Banka Botërore dhe Bashkimi Europian.

Së shpejti gjatë muajit Maj, pritet të hyjnë dhe mjete tjera finaanciare përmes Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian. Gjithashtu me vëmendje ndjekim tregun ndërkombëtarë të kapitalit, që së shpejti do të stabilizohet dhe do të fillojmë me procedurat për të emetuar dhe Eurobond, që do ndihmoj edhe likuiditetin e buxhetit të shtetit, sqaron mes tjerave zëvendës ministrja Elezi.