Elezi: Me grant nga BE Laboratori doganor furnizohet me Pajisje moderne!

Pajisjet dhe aparatet e sofistikuara dhe moderne për laboratorin doganorë janë furnizuar me fonde të BE-së në vlerë prej 372.650 EUR përmes mjeteve IPA, kështu ka theksuar zëvendësministrja e financave Shiret Elezi.

Janë siguruar instrumente dhe ndihmës, kryesisht teknika kromatografike që ekzaminojnë shenjat në derivatet e naftës, cilësinë e derivateve të naftës dhe përmbajtjen e squfurit, përmbajtjen e alkoolit në pije dhe përmbajtjen e sheqerit në produkte ushqimore.

Zëvendësministrja e financave Elezi theksoi se me pajisjen e laboratorit, Dogana do të jetë në gjendje të sigurojë shërbime më efikase në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe mjedisit, pagimin e taksave në buxhet dhe konkurrencën e ndershme në treg.

Ajo tha se nga ushqimi në pjata deri tek karburantet në rezervuarët e automjeteve, të gjithë këto kalojnë nëpër laboratorin doganor.

“Shembull, derivatet e naftës deri më tani janë testuar duke përdorur metoda klasike që kanë zgjatur më gjatë, kanë përdorur mostra më të mëdha dhe nuk japin përmbajtje të plotë, me pajisjet e sofistikuara për një kohë më të shkurtër, një sasi më e vogël e mostrës jep një përbërje kimike më të detajuar. Pjesa më e madhe e analizave të produkteve të naftës deri më tani është realizuar dhe nga laboratorë të jashtëm, janë shpallur thirje publike dhe tender të cilat kërkojnë kosto shtesë dhe kohë. Tani nuk do të jetë kështu, gjitha testet do të bëhen në këtë laborator”, sqaroi kështu Elezi.

Deri më tani përmes mjeteve IPA janë lidhur kontrata në vlerë prej 8.8 milion euro për të mbështetur projektet doganore, për të forcuar kapacitetin administrativ, softuer dhe projekte të tjera që synojnë modernizimin e Doganave dhe përafrimin e tyre me praktikën dhe legjislacionin europian.(koha.mk)