Elezi në Vjenë: Maqedonia po zbaton sistemin ‘Fitnech’ dhe përforcoi Luftën kundër pastrimit të parave e financimit të terorizmit

Përparimi i shpejtë në teknologjinë financiare po transformon peizazhin ekonomik dhe financiar, duke ofruar mundësi të gjera e duke rritur kështu edhe rreziqet potenciale. ‘Fintech’ mund të mbështesë rritjen potenciale dhe zvogëlimin e varfërisë duke forcuar kështu zhvillimin financiar, përfshirjen dhe efikasitetin, por mund të paraqesë edhe rreziqe për konsumatorët dhe investitorët e më gjerësisht edhe stabilitetin financiar dhe integritetin.

Kështu, autoritetet kombëtare janë të prirura për të nxitur përfitimet e mundshme të ‘Fintech’ për të zbutur rreziqet e mundshme. Shumë grupe ndërkombëtare dhe rajonale po shqyrtojnë aspekte të ndryshme të ‘Fintech’ në përputhje me mundësinë e tyre përkatëse. Janë bërë thirrje për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar dhe udhëzime për mënyrën e trajtimit të çështjeve që janë në zhvillim, ku disa gjithashtu paralajmërojnë reagimeve të parakohshme kundër politikave globale.

Në përgjigje të këtyre thirrjeve nga vendet anëtare, FMN dhe stafi i Bankës Botërore kanë zhvilluar konferencën ‘Bali Fintech’, për të diskutuar mbi çështjet kyçe për hartuesit e politikave dhe Bashkësinë Ndërkombëtare për të konsideruar si vende individuale edhe formulimin e politikave të tyre. ‘Bali Fintech’ si konferencë e parë është mbajtur në tetorin e vitit të kaluar në Bali të Indonezisë e për të vazhduar me konferencën e rradhës tash në Vjenë të Austrisë.

Në suaza të kësaj konference, zv.ministrja e financave Shiret Elezi në paraqitjen e saj në konferencën ‘Balancimi i mundësive dhe rreziqeve Fintech, zbatimi i agjendës së Bali Fintech’ që po mbahet në Vjenë foli për reformat që i implementoi Ministria e financave të Maqedonisë në sferën e përforcimit të Luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

“Në vitin 2018 është miratuar një Ligj i ri për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, me të cilin legjislacioni nacional u harmonizua me legjislacionin e Bashkimit evropian në fushën e luftës kundër krimit të organizuar. Në ligjin e ri është transpozuar Direktiva e 4-rt e BE-së për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllimet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit të vitit 2015, me çrast u bënë ndryshime të rëndësishme në drejtim të ruajtjes së stabilitetit dhe integritetit të sistemit financiar përmes vendosjes së masave të duhura preventive për parandalimin e keqpërdorimit të avantazheve që i ofron lëvizja e lirë e kapitalit, qasja e gjërë në shërbimet financiare, si dhe zhvillimi i shpejtë i teknologjisë financiare , por në të njejtën kohë balancimin e kërkesave rregullative për kompanitë me qëllim që të mundësohet zhvillimi i tyre i vazhdueshëm. Përveç kësaj, duke pasur parasysh rreziqet potenciale që lindin nga përdorimi i parave të gatshme në pjesën e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, shuma maksimale për pagesat me para të gatshme është ulur që do të ketë një kontribut të rëndësishëm edhe në luftën kundër ekonomisë gri. Transparenca fiskale është përmirësuar dukshëm nga ministria e financave . Janë publikuar raporte për realizimin e buxhetit nga ana e shfrytëzuesve buxhetorë dhe komunave në bazë mujore dhe tremujore është vendosur detyrimi që të gjitha marrëveshjet për furnizime publike dhe anekset të publikohen në ueb faqe dhe e njejta vlen edhe për llogaritë përfundimtare të të gjitha institucioneve. Për herë të parë në “Librin vjetor të statistikave të financave të qeverisë të FMN-së”, janë publikuar të dhëna për realizimin e buxhetit të qeverisë së përgjithshme sipas metodologjisë më të re. Ne filluam ta publikojmë edhe buxhetin e qytetarëve me qëllim që qytetarët të informohen për planifikimin e buxhetit dhe të mund të marrin pjesë në procesin e vendim-marrjes”, vlerësoi kështu në paraqitjen e saj zv.ministrja Elezi.

Ndërkohë që Elezi rradhiti edhe përpjekjet që po i bën vendi në lidhje me zbatimin e sistemit Fitnech.

“Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën popullore përgadit një Ligj të ri për shërbimet pagesore dhe sistemet e pagesave i cili duhet te  miratohet gjatë këtij viti. Me këtë ligj, legjislacioni nacional harmonizohet me legjislacionin e Bashkimit evropian në sferën e pagesave. Në ligjin e ri, transpozohen më shumë direktiva dhe rregullore, ku në fokus është Direktiva për shërbime pagesore, si dhe Direktiva për paratë elektronike. Qëllimi i ligjit është të sigurojë liberalizimin e tregut të shërbimeve pagesore dhe pagesave, përkatësisht të rrisë konkurrencën me çrast do tu mundësohet kompanive inovative, përkatësisht kompanive fintek të industrisë të konkurrojnë me institucionet tradicionale financiare”, sqaroi mes tjerave zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi.

Në këtë konferencë morën pjesë Herald Mahrer (President i këshillit të Bankës nacionale austriake), Hartwing Loeger ministër i financave të Austrisë, Ewald Noëotny guvernator i Bankës nacionale austriake, Tobias Adrian këshilltar financiar dhe drejtor në FMN, Aditya Narain zv.drejtore në FMN, Adam Glapinski president i Bankës nacionale polake, Koba Gvenetadze president i Bankës nacionale gjeorgjiane, Vilnus Sapoka minister e financave të Lithuanisë, Daniyar Akishev president I Bankës nacionale kazake, Mugur Isarescu president i Bankës nacionale romune, Gent Sejko president i Bankës popullore shqiptare dhe shumë personalitete të ndryshme nga sfera e financave nga shumë vende të botës.